Donald Leka pjesë e elitës globale, i ftuar në “Semafor World Economy 2026” në Uashington

Donald Leka pjesë e elitës globale, i ftuar në “Semafor World Economy 2026” në Uashington

Donald Leka është përzgjedhur si një nga anëtarët e parë të “Principals” në platformën prestigjioze Semafor World Economy, një forum që konsiderohet gjerësisht si “Davos-i amerikan” për ekonominë globale. Në një njoftim publik, Leka shprehet i nderuar për ftesën dhe falënderon themeluesin dhe CEO-n e Semafor, Justin B. Smith, si dhe bashkëkryetarët Ken C. Griffin, Henry R. Kravis, Penny S. Pritzker dhe David M. Rubenstein për besimin e treguar. Ai do të marrë pjesë në takimin vjetor të këtij forumi, i cili do të zhvillohet në Uashington D.C., nga 13 deri më 17 prill 2026, ku pritet të mblidhen rreth 450 drejtues të lartë globalë, politikëbërës dhe inovatorë nga fusha të ndryshme. Në reagimin e tij, Leka thekson se kjo pjesëmarrje vjen në një moment...