Dollari në krizë, bie në nivelin më të ulët në 4 vite
Dollari amerikan ka rënë në nivelin më të ulët në 4 vjet. Kjo pasi presidenti amerikan Donald Trump e ka anashkaluar dobësimin e monedhës duke shkaktuar shqetësim në tregje. Investitorët po bëhen gjithnjë e më të pasigurt lidhur me ekspozimin e tyre ndaj aseteve amerikane, teksa monedhat e tjera dhe ari janë rritur ndjeshëm përgjatë dy javëve të fundit. Indeksi i dollarit, që mat performancën e monedhës amerikane kundrejt monedhave të tjera arriti në 96.1, duke humbur gati 2.8% rënia më e madhe javore që nga prilli, kur Trump shpalli planin gjithëpërfshirës tarifor. Analistë të tregut thonë se ka një krizë besimi në dollarin amerikan dhe teksa Trump vijon me politikën e çrregullt tregtare, dobësimi i dollarit mund të vazhdojë edhe më tej. Vitin e...
Burimi:
sot.com.al