Doganat digjitale, përgatitet projektligji, procedurat pa letra me financim nga xhepat e bizneseve

Doganat digjitale, përgatitet projektligji, procedurat pa letra me financim nga xhepat e bizneseve

Jo më procedura të tej zgjatura fizike dhe shërbime dorazi me dokumente letre në dogana, mënyra e të operuarit në dogana do të ndryshojë së shpejti. Nëpërmjet një projektligji të nxjerrë në konsultim publik ministria e financave synon krijimin e një dritareje kombëtare online për doganat, përmes së cilët procedurat e zhdoganimit të mallrave, si në eksport dhe në import do të bëhen elektronikisht. “Një lehtësi që lejon palët e përfshira në tregti dhe transport të depozitojnë elektronikisht, vetëm një herë, informacionin e kërkuar përmes dokumenteve të standardizuara, në një pikë të vetme hyrjeje, për të përmbushur të gjitha kërkesat rregullatorë që lidhen me importet, eksportet dhe transitin”, thotë Ministria e Financave. Financimi i fazës së ndërtimit dhe implementimit të ‘dritares’ sigurohet nga një kredi...