Digjitalizim i bujqësisë për 1 miliardë $ eksporte/ Nis hartimi i strategjisë kombëtare, shërbime “smart” për fermerët
Digjitalizimi i sektorit bujqësor shikohet si domosdoshmëri dhe si një mjet për të arritur objektivin e Shqipërisë drejt eksportit të 1 miliardë dollarë produkteve në vitin 2030. Referuar dokumentit të politikave prioritare 2027-2029 të qeverisë shqiptare, thuhet se përmbushja e objektivit ambicioz të përcaktuar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022–2030 për rritjen e eksporteve bujqësore në nivelin 1 miliard dollarë kërkon një transformim të thellë strukturor të sektorit bujqësor. Në dokument thuhet, se përtej rritjes sasiore të prodhimit, theksi duhet të vihet te rritja e produktivitetit, formalizimi i zinxhirit të vlerës, përmirësimi i cilësisë dhe gjurmueshmërisë, si dhe fuqizimi i kapaciteteve të planifikimit dhe monitorimit. Në këtë drejtim, digjitalizimi i bujqësisë përbën një levë kyçe për modernizimin e sektorit dhe rritjen e...
Burimi:
sot.com.al