Debati për rimbursimin e fermerëve/ Ndryshimi i skemës kombëtare, opozita polemika me ministrin Salla për fondin 160 mln euro

Debati për rimbursimin e fermerëve/ Ndryshimi i skemës kombëtare, opozita polemika me ministrin Salla për fondin 160 mln euro

Në Komisionin e Bujqësisë, ministri Andis Salla, tregoi ndryshimet e Skemës së Re Kombëtare 2026. Por sipas deputeteve opozitarë, buxheti i kësaj ministrie nuk shkon tek fermerët por në zëra që nuk sjellin zhvillim të sektorit. “Unë shpresoj zoti ministër që ju të vendosni gishtin në plagë. Këto 160 mln euro që janë vendosur për bujqësinë më shumë se 60% e tyre nuk shkojnë tek fermeri”, tha deputeti i PD-së, Xhelal Mziu. “Buxheti total përfshin të gjithë investimin edhe të infrastrukturës, kullimit dhe argjinaturës, hidrovor. Nëse i ke dërguar ujin fermeri i ke dërguar shërbimin”, u shpreh zv.ministri i Bujqësisë dhe zhvillimit Rural, Dhimo Kote. “Ky është një raport i zhdrejtë ne japim më pak se 40%”, tha Mziu. Edhe kësaj here pjesë e diskutimeve...