Çmimi i ulët i luleshtrydhes nxjerr në protestë fermerët e Fierit, ankohen për politikat e pikave të grumbullimit: Ky është viti më i keq, po falimentojmë

Çmimi i ulët i luleshtrydhes nxjerr në protestë fermerët e Fierit, ankohen për politikat e pikave të grumbullimit: Ky është viti më i keq, po falimentojmë

Çmimi i ulët i luleshtrydhes ka ngritur në protestë mëngjesin e kësaj të hëne dhjetëra fermerë pranë vendit të quajtur “Rotondo e Kafaraj” në aksin Levan-Tepelenë. Të ardhur nga të gjitha fshatrat e njësisë administrative Frakull ata janë bërë bashkë pasi investimi po u shkon dëm. Fermerët pohojnë se për kultivuesit e luleshtrydhes ky është viti më  i keq, pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur që në këtë periudhë të vitit çmimi të arrijë deri në 500 lekë për arkë, ndërkohë që ka dhe përgjysmim të prodhimit për shkak të ngricave, lagështirës dhe përmbytjeve. Fermerët kanë kundërshtuar fuqishëm edhe politikat e pikave të grumbullimit të cilat sipas tyre po e vendosin çmimin sipas dëshirës, ndërkohë që ato vetë e tregtojnë me çmime dyfish të...