Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve
Pasiguria në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë dhënë goditjen e parë direkte në ekonominë shqiptare. Ndonëse impakti nisi me karburantet, vala e shtrenjtimit ka mbërritur me shpejtësi edhe në sektorin e ndërimit, duke vënë në alarm kantierët e ndërtimit. Në një intervistë për Tv Scan, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë Erjon Harizi, paralajmëroi se hekuri do të shtrenjtohet deri 40%. “Rritje të kostove sigurisht që ka, ka filluar. Nafta është, po themi, ai mall që është më i ndjeshëm ndaj këtyre luhatjeve dhe sigurisht brenda dy javësh çmimi i naftës ka pësuar një rritje prej rreth 15-20%. Po ashtu një rritje jo pak të vogël kanë pësuar edhe duraluminet, pra një rritje mbi 5 deri në 8% ka...
Burimi:
javanews.al