Çmimet në rritje, Ibrahimaj paralajmëron masa për tregun: Nëse situata vazhdon…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në konferencë me mediat ka deklaruar se stabiliteti ekonomik në vendin tonë ka treguar se po qëndron rezistent ndaj goditjeve të brendshme dhe të jashtme. Ajo u ndal te mbledhja e Bordit të Transparencës për çmimin e naftës, duke thënë se do të monitorohen edhe çmimet e shportës me produktet bazë. Sipas saj Bordi do të funksionojë deri sa çmimet të stabilizohen. “Ne kemi qenë të kujdesshëm në monitorim ditor të çmimeve të karburanteve dhe që nga fundi i muajit shkurt situata ishte stabël, 173 lekë çmimi, në mars kemi pasur luhatje të çmimit. Kemi pasur rritje të çmimeve të naftës prej 24%. Sa i takon çmimeve të bursës, që nga shkurti deri sot është rritur me 99.7%,...
Burimi:
sot.com.al