Çmimet e qirave dhe ushqimeve rrisin inflacionin me 2.5% në shkurt nga 1.9% që ishte vjet

Çmimet e qirave dhe ushqimeve rrisin inflacionin me 2.5% në shkurt nga 1.9% që ishte vjet

Muajit e parë të këtij viti po shoqërohen me rritje të inflacionit në raport me vjet, për shkak të qirave dhe ushqimeve. Raporti i fundit i Institutit të Statistikave tregon se inflacioni në shkurt ishte 2.5%, nga 1.9% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Por rritje e inflacionit në muajin e kaluar është regjistruar edhe në raport me janarin me 0.5%. Rritja kryesore në shkurt ka ardhur prej shtrenjtimit të qirave, pasi INSTAT thotë se 1.06% e inflacionit u krijua nga grupi i qirave dhe energjisë elektrike. Më pas vijnë ushqimet me ndikim në inflacionin prej 0.6%. Referuar raportit të gjitha grupet e mallrave regjistruan rritje në muajin e kaluar, por krahasuar me vitin 2025, shtrenjtimi më i madh u regjistrua...