Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Çmime të shtrenjta? Eksperti: Prodhimi blegtoral në pikiatë, problemi kryesor lidhet me…
Fundi i vitit shoqërohet me fenomenin e rritjes së çmimeve ushqimore në treg. Produktet e shportës, si mielli, makaronat, orizi dhe sheqeri, duket se kanë një qëndrueshmëri në çmime, por ato blegtorale mish, kos, qumësht, vezë etj. konsiderohen të shtrenjta. Theodhori Kristuli nga Unioni Agroushqimor thotë se produktet që vijnë nga importi kanë çmime të drejta, ndërsa problemi kryesor lidhet me produktet vendase. “Çmimet e produkteve të bulmetit janë rrjedhojë e një situate që ne e kemi paralajmëruar 2–3 vite më parë. Vëmendja ndaj këtij sektori është në nivele minimale. Fshati po braktiset. Ndaj mund të themi pa frikë se është përgjysmuar prodhimi vendas blegtoral. Ne sot po konkurohemi nga qumështi i Serbisë dhe i Maqedonisë. Blegtori shqiptar është nënvlerësuar” – tha Kristuli gjatë një...