Cilësia e investimeve në diskutim, 41% e fondit u përdor në dhjetor në 2025
Shpenzimet kapitale gjatë vitit 2025 patën një përqendrim të lartë në dhjetor, ku u shpenzua më shumë se 41 për qind e fondit total. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave shpenzimet kapitale që përfaqësojnë investimet me fonde buxhetore arritën gjithsej 131,6 miliardë lekë (1,3 miliardë euro) 16% me pak se plani, por gati gjysma e kësaj shume, 54.5 miliardë lekë u shpenzua gjatë muajit dhjetor. Zëri i investimeve pati luhatje përgjatë muajve, por në dhjetor ishte gati 7 herë më i lartë se mesatarja mujore nga janari në nëntor të vitit të shkuar. Viti 2025 nisi me ritme të ulëta. Në janar u shpenzuan 1,9 miliardë lekë dhe në shkurt 1,2 miliardë lekë, duke reflektuar një fillim të ngadaltë të ekzekutimit të projekteve...
Burimi:
syri.net