Çelet ekspozita “Paraja rrëfen”, ekonomia në 100 vite e pasqyruar në kartëmonedha dhe dokumente arkivore

Çelet ekspozita “Paraja rrëfen”, ekonomia në 100 vite e pasqyruar në kartëmonedha dhe dokumente arkivore

Në kuadër të 100 vjetorit, Banka e Shqipërisë çeli ekspozitën “Paraja rrëfen” si pjesë historisë dhe rrugëtimit të  monedhës shqiptare në një shekull. Përmes dokumenteve arkivore, objekteve, imazheve dhe rrëfimeve, ekspozita ofroi një pasqyrë të plotë të zhvillimeve monetare dhe ekonomike të vendit. “Në këtë udhëtim, Banka ka vepruar nën pothuajse të gjitha regjimet monetare: nga standardi i arit, te kontrolli i fortë i planifikimit të centralizuar, e deri te kornizat moderne të politikës monetare dhe synimit të stabilitetit të çmimeve. Përmes çdo tranzicioni, ajo është përpjekur të ruajë rolin e vet si një institucion i qëndrueshëm në rrethana shpesh të vështira, hera-herës të jashtëzakonshme”, tha guvernatori Gent Sejko. Kjo ekspozitë pasqyruese u përshëndet edhe nga ambasadori i Italisë në Tiranë i cili vlerësoi rolin...