Buxheti, 78% të ardhurave shtesë më 2025 erdhën nga tatimet mbi pagat

Buxheti, 78% të ardhurave shtesë më 2025 erdhën nga tatimet mbi pagat

Ekonomia e vendit është zgjeruar me 3.74 për qind në 9 mujorin e 2025, por kjo rritje nuk po reflektohet tërësisht në të ardhurat buxhetore të cilat po shtohen më së shumti nga tatimet mbi pagat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore. Totali të ardhurave arriti në 754,6 miliardë lekë në 2025, me një shtesë prej 44,280 milionë lekësh ose 6.23%, por 77 për qind e kësaj shumë rreth 34 miliardë lekë u grumbulluan nga tatimi mbi të ardhurat personale dhe nga të ardhurat e kontributeve të sigurimeve. Pjesa dërrmuese e rritjes është gjeneruar nga TAP kryesisht nga pagat. Kjo kategori ka sjellë 16,3 milionë lekë më shumë se në vitin 2024, me një rritje vjetore prej 24.78%. Në raport me shtesën totale prej 44,280 milionë...