Biznesi kërkon mbi pesë mijë punonjës, kërkesat më të larta në shërbim, ndërtim dhe industri
Tregu i punës në Shqipëri po shfaq shenja të qëndrueshme gjallërimi, ku kërkesa për punonjës vijon të mbetet e lartë në shumë sektorë të ekonomisë. Portali zyrtar i punësimit “puna.gov.al”, po përdoret gjithnjë e më shumë nga bizneset dhe qytetarët si kanali kryesor për shpalljen dhe kërkimin e vendeve të lira të punës. Në portal shpallen mesatarisht rreth 5500 vende të lira pune çdo muaj, çka dëshmon jo vetëm nevojën e tregut për fuqi punëtore, por edhe rritjen e besimit të punëdhënësve te ky instrument publik ndërmjetësimi. Drejtorja e Drejtorisë së Shërbimeve të Tregut të Punës në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Gertiola Çepani, në një intervistë për ATSH-në bën të ditur se gjatë vitit 2025 sektorët me numrin më të madh të ofertave...
Burimi:
sot.com.al