Bizneset paguanin energjinë si familjarë/ Administratori i FSHU: Dhjetëra zyra noterie dhe kontabiliteti nën kontrolle

Bizneset paguanin energjinë si familjarë/ Administratori i FSHU: Dhjetëra zyra noterie dhe kontabiliteti nën kontrolle

Me qëllim pagimin e një tarife më të ulët energjie, me dhjetëra biznese kryesisht në kryeqytet përfitonin duke vijuar ende si një konsumatorë familjarë. Furnizuesi i Shërbimit Universal pjesë e OSHEE ka intensifikuar kontrollet në terren për verifikimin e kontratave të energjisë elektrike, me qëllim ndryshimin e tarifimit sipas sistemit të ri të pagesës së energjisë. Administratori i FSHU Algert Luzi tregon për Top Channel llojet më të shumta të bizneseve në shkelje: “Kjo kryesisht është konstatuar në godinat e reja të banimit në katet e larta pavarësisht se ky apartament ka qenë për banim është vënë re se disa subjekte i kanë marrë dhe përdorur si biznese zyra shërbime. Janë zyra noterie kontabiliteti klinika dentare, biznese estetike”. Sipas FSHU, ky fenomen vjen si pasojë...