Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

Këtë të hënë, bizneset dhe kontabilistët janë përballur sërish me probleme me shërbimet online të portalit e-Albania. Sistemi elektronik i fiskalizimit ka dalë përsëri jashtë funksionit. “Në këtë moment që po flasim, platforma qendrore e faturave elektronike nuk po funksionon. Kjo sjell probleme të natyrave të ndryshme. Për biznesin është problem shumë i madh. Vonohen në dorëzimin e librave”, tha Avni Tobli, kontabilist. “Faqja nuk punon. Ne ditët i kemi precize, deri në datë 10 duhet të kemi bërë deklarimet. Në momentin që nuk hap dot Self Care është e pamundur”, tha Etleva Treska, kontabiliste. Në një përgjigje të dhënë javën e kaluar për mediat, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit tha se ngarkesa vjen kryesisht në fillim të muajit, pasi të gjithë subjektet futen...