Bashkia bllokon qarkullimin në tregun e Zdraels, tregtarët: Do falimentojmë!

Bashkia bllokon qarkullimin në tregun e Zdraels, tregtarët: Do falimentojmë!

Bashkia Shkodër ka vendosur të bllokojë qarkullimin e automjeteve në zonën e Zdrales në oraret 09:00 – 15:00 dhe 18:00 – 22:00. Ky bllokim është pritur me kundërshtime nga bizneset e zonës. Tregtarët shprehen se bllokimi total ndikon negativisht për bizneset dhe duhet të bëhet të paktën me një sens lëvizje për automjetet që t´i jepet një zgjidhje në mënyrë që tregu të jetë funksional. “Më mirë me e mbyll biznesin sesa të vazhdojmë kështu” – shprehet një tregtar. Tregtarët theksojnë se bashkia u ka premtuar që nuk do të ketë bllokim, por po u del e kundërta dhe kështu rrezikojnë falimentimin. Bllokimi i qarkullimit të automjeteve në zonën e Zdrales do të nisë nga dita e enjte, me datë 12 shkurt.