No Image Available

Analiza e BIRN: Të rrisësh taksat është ku e ku më e lehtë se sa t’i ulësh

Qeveria shqiptare ka premtuar uljen e akcizës së naftës “me 20%” ndërsa ministri i Financave deklaroi të hënën se ulja do të aktivizohet vetëm pasi çmimi të arrijë në 220 lekë për litër. Të dy deklaratat bëjnë me dije dy gjëra elementare: Qeveria nuk e ka seriozisht menaxhimin e ekonomisë dhe hë për hë është e përqendruar te fjalët boshe dhe, e dyta, rritja e taksave është ku e ku punë më e lehtë se sa ulja e tyre. Kanë kaluar tashmë dhjetë ditë që kur qeveria shqiptare bëri deklaratën e parë, premtimin për uljen e akcizës së karburanteve “me 20%” për të pakësuar pasojat e krizës së shkaktuar nga lufta që SHBA dhe Izraeli po bëjnë kundër Iranit. Por pas dhjetë ditësh, Ministri i...