Alarm kombëtar ekonomik, Buxhuku: Defiçiti tregtar i Shqipërisë arrin 5.6 miliardë euro
Në një njoftim për shtyp, Gjergj Buxhuku u shpreh se rritja e deficitit tregtar në 5.6 miliardë euro për vitin 2025 përbën një alarm kombëtar për ekonominë shqiptare. Sipas tij, thellimi i mëtejshëm i hendekut import-eksporte tregon dobësinë e sistemit ekonomik dhe mungesën e konkurrueshmërisë. Ai paralajmëroi gjithashtu rreziqe serioze për vitin 2026, si pasojë e varësisë nga flukset informale dhe goditjes së tyre nga hetimet ndërkombëtare. Njoftimi: Konfindustria vlerëson si alarm kombëtar, rritjen e deficitittëimport-eksporteve tëShqipërisë për vitin 2025 në rekordin historik negativ prej 5.6 miliard euro. Niveli i mësipërm ishte thellim me afër 200 milion eurokrahësimisht vitit 2024.Sistemi ekonomik me fuqi konkuruese të ulët dhe i kapur nga monopolet tregëtare dhe bizneset parazitareparaqitet i pafuqishëm tëkundërveprojë. Monedha kombëtare LEK rrezikon seriozisht të humbasëhegjemoninë...
Burimi:
syri.net