Afati deri më 31 mars/ Nga përllogaritja te rimbursimi, ekspertja zbërthen DIVA-n: Si mund të përfitojnë prindërit

Afati deri më 31 mars/ Nga përllogaritja te rimbursimi, ekspertja zbërthen DIVA-n: Si mund të përfitojnë prindërit

Nëse deri dje Deklarata Vjetore e të Ardhurave (DIVA) shihej si burokraci apo një faturë shtesë që duhej paguar, viti 2026 shënon një kthesë rrënjësore. Për herë të parë, ky proces po kthehet në një mundësi për qindra-mijëra shqiptarë që të marrin mbrapsht para nga shteti. ​Në një intervistë për emisionin “Në Radio” me Andri Xhahun në Radio Tirana, Rozana Çelmeta, Drejtoresha e Drejtorisë së Procesit të Biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka zbërthyer çdo detaj të këtij procesi, duke treguar se si detyrimi ligjor i 31 marsit mund të kthehet në një bonus financiar për familjet shqiptare. ​​Sipas saj, “deklarimi i DIVA-s është një proces që kryhet prej vitesh tashmë”, por individët që plotësojnë kushtet ligjore duhet të nxitojnë, pasi “kanë detyrimin...