Aeroporti i Vlorës “peng” në gjykata, kompania e Behgjet Pacollit ngre alarmin dhe paralajmëron se do ta çojë…

Aeroporti i Vlorës “peng” në gjykata, kompania e Behgjet Pacollit ngre alarmin dhe paralajmëron se do ta çojë…

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, projekti më i madh aeroportual në ndërtim në vend, është kthyer në një betejë të hapur juridike mes aksionerëve, me pasoja që sipas, kompanisë zviceriane MABCO-s prekin jo vetëm pronësinë dhe investimin, por edhe sigurinë publike dhe potencialisht financat e shtetit shqiptar. Në një konferencë për mediat, përfaqësuesit e kompanisë së Behgjet Pacollit deklaruan dje se, ndonëse zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare, aktualisht janë përjashtuar nga çdo e drejtë vendimmarrjeje, në atë që e quajnë “shpronësim faktik” me vendim gjykate.  Konflikti lidhet me një kontratë të pretenduar për transferimin e 47% të kuotave tek ortaku minoritar 2A Group që aktualisht ka vetëm 2% të aksioneve, ndërsa paralelisht janë dhënë dy vendime për sigurim padie nga Gjykata e Shkallës së...