Administratori i FSHU: Bizneset paguanin energjinë si familjarë, kontroll i dhjetëra zyrave dhe noterive
Ekonomi E Diel, 8 Shkurt 2026 12:17 Në disa qytete të vendit, përfshirë kryeqytetin, disa biznese po përfitonin nga tarifa më e ulët e energjisë duke u regjistruar si konsumatorë familjarë, edhe pse aktiviteti i tyre ishte ekonomik. Ky problem ishte veçanërisht i shfaqur në godinat e reja banimi, ku apartamente të ndryshme përdoren për zyra shërbimesh, noteri, kontabilitet, klinika dentare apo biznese estetike, ndërkohë që kontratat e energjisë mbaheshin ende në emër të familjeve. Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE, ka intensifikuar inspektimet për të kontrolluar kontratat aktuale dhe për të siguruar që tarifimi të jetë sipas përdorimit real. Administratori i FSHU, Algert Luzi, shpjegon se shkeljet shpesh lidhen me regjistrime të vjetra dhe mungesë përditësimi të kontratave. Edhe pse objektet përdoren për...
Burimi:
kohajone.com