70% e remitancave vijnë jashtë kanaleve zyrtare
Dërgesat e emigrantëve janë një financues i rëndësishëm i konsumit në vend, por shumica e tyre vijnë në rrugë informale. Të dhënat e fundit nga Anketa e Emigracionit tregojnë se 70% e dërgesave të parave drejt Shqipërisë realizohen jashtë kanaleve zyrtare financiare. Konkretisht, 43% e remitancave vijnë përmes miqve ose të afërmve që sjellin paratë fizikisht në Shqipëri, 15% përmes sjelljes personale të parave në dorë (cash) pas kthimit, ndërsa 12% kalojnë përmes ndërmjetësuesve informalë. Vetëm 30% e dërgesave kryhen përmes kanaleve formale, ku 20% realizohen nga shërbimet bankare dhe 10% përmes operatorëve të transferimit të parave (OTP). Kjo strukturë nënvizon peshën ende të lartë të ekonomisë informale në remitanca dhe sfidat për formalizimin e plotë të flukseve financiare nga emigrantët. Remitancat mbeten një burim...
Burimi:
javanews.al