Egnatia humbet në Europë kundër Craiovës, dy golat vendosin për kampionët e Shqipërisë

Egnatia humbet në Europë kundër Craiovës, dy golat vendosin për kampionët e Shqipërisë

Egnatia nuk ka mundur dot që t’i dalë kundër Craiovës në transfertë. Kampionët e Shqipërisë kanë humbur në shifrat 2-0 në ndeshjen e tretë të Conference League. Mungesat e Grudës dhe të Sotës kanë ndikuar në këtë takim, teksa dy golat në pjesën e parë vendosën takimin. Goli i Cicladau në minutën e 24 dhe e Bancu në minutën e 32 e mbyllën historinë e kësaj ndeshje, duke mos lënë më shpresa për kampionët e Shqipërisë. Megjithatë performanca e Egnatias ka qenë shumë e mirë, teksa fillimi i ndeshjes foli për skuadrën tonë mes disa rasteve të shpërdoruara. /Sport Ekspres/