Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Një vendim i Gjykatës Penale të Kajros ka përfshirë në listën e organizatave terroriste 35 shoqata dhe institucione, si dhe 36 individë, për një periudhë 5-vjeçare. Mes organizatave të përfshira në listë figuron edhe një shoqatë kulturore në Shqipëri, krahas organizatave të tjera islame që veprojnë në vende të ndryshme të Europës. Vendimi është marrë nga Seksioni i Dytë Penal i Gjykatës Penale të Kajros, në çështjen që lidhet me Sigurinë e Lartë të Shtetit. Në qendër të vendimit është Këshilli i Myslimanëve të Europës (Council of European Muslims), i njohur më parë si Federata e Organizatave Islamike në Europë, së bashku me degët e tij. Në listë janë përfshirë gjithashtu shoqata dhe institucione islame në Francë, Britani, Zvicër, Gjermani, Itali, Suedi, Kosovë, Shqipëri dhe...
Burimi:
gijotina.com