Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri
Egjipti ka përfshirë 35 organizata, institucione dhe shoqata, si dhe 36 individë, në listat e organizatave terroriste dhe personave të shpallur terroristë, për një periudhë pesëvjeçare. Mes subjekteve të përfshira në vendim figuron edhe një shoqatë e regjistruar në Shqipëri, e emërtuar “E Ardhmja”. Vendimi është marrë nga Gjykata Penale e Kajros, në zbatim të një procedure gjyqësore të regjistruar pranë Prokurorisë së Lartë për Sigurinë e Shtetit, me numër 11108 të vitit 2026. Sipas agjencisë egjiptiane të lajmeve MENA, vendimi është publikuar në numrin 250, shtojcë, të Gazetës Zyrtare të Egjiptit, në kuadër të kërkesës nr. 1 të vitit 2026 për përfshirjen e organizatave dhe personave në listat përkatëse. Në listën e 35 subjekteve të përfshira ndodhet Këshilli i Myslimanëve të Evropës dhe degët...
Burimi:
gijotina.com