Efekti domino nga Serbia në Shqipëri, procesi i largimit të Ramës është shumë afër
Të dielën në darkë, sheshi kryesor i Beogradit u kthye në një arenë gëzimi për mijëra të rinj dhe qytetarë serbë, të cilët protestonin prej dy vitesh kundër presidentit Aleksandër Vuçiç dhe qeverisjes së tij 12 vjeçare. Festimet u ndezën nga fitorja e qartë në zgjedhje e Listës Studentore- një lëvizje që nisi në nëntor të vitit 2024 në Novi Sad pas shembjes së një strehe prej betoni të stacionit hekurudhor, ku humbën jetën 16 persona. Vuçiç u përpoq që t’i shtypte protestat dhe i akuzoi protestuesit se po përpiqeshin të destabilizonin vendin me akuza se nxiteshin nga aktorë të huaj, por të dielën në darkë ai e pranoi humbjen. Humbja e Vuçiçit po bën jehonë në Tiranë, ku protestat antiqeveritare 4-mujore u përshkallëzuan gjatë...
Burimi:
gijotina.com