Edmond Ahmeti emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Edmond Ahmeti është emëruar të hënën Sekretar i Përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas përfundimit të një procedure të hapur publike konkurrimi për këtë pozicion. Me profil juristi dhe eksperiencë në administratën publike, Ahmeti ka mbajtur detyra të ndryshme, ndërsa së fundmi ka shërbyer si Drejtor i Legjislacionit në Ministrinë e Financave. Ai merr detyrën e Sekretarit të Pergjithshëm të KQZ-së në një periudhë kyçe për Administratën Zgjedhore, në prag të vitit zgjedhor dhe të fazës intensive të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2027.
Burimi:
gijotina.com