Edit’h Harxhi është e bindur: Fjalimi i Edi Ramës në OKB ishte fjalim i lamtumirës

Edit’h Harxhi është e bindur: Fjalimi i Edi Ramës në OKB ishte fjalim i lamtumirës

Fjalimi i Edi Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së shndërrohet në objekt të një sulmi të fortë politik nga opozita. Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi, e interpreton paraqitjen e kryeministrit në podiumin e Kombeve të Bashkuara si një “fjalim lamtumire”, duke e akuzuar Ramën se në arenën ndërkombëtare paraqet një realitet të ndryshëm nga ai që, sipas saj, ekziston në Shqipëri. Në reagimin e saj, Harxhi kritikon veçanërisht qëndrimet e Ramës për demokracinë, lirinë e fjalës dhe inteligjencën artificiale. Sipas saj, kryeministri e përdori podiumin e OKB-së për t’u dhënë leksione aktorëve ndërkombëtarë mbi demokracinë dhe teknologjinë, ndërsa në Shqipëri, pretendon Harxhi, këto parime janë cenuar. Një pjesë të reagimit ajo ia kushton edhe “Revolucionit të Flamingove”, duke iu referuar deklaratave...