Edison Ypi: Në vendin tonë nëse je i urtë të vjedhin…

Edison Ypi: Në vendin tonë nëse je i urtë të vjedhin…

Nga Edison Ypi Faleminderit Zoti Turist që u kujtove të vizitosh vendin tonë ku çfarë thuhet është rrenë, çfarë shkruhet është pleh, çfarë mendohet është herezi, çfarë ndodh është iluzion, çfarë shihet është magji, çfarë dëgjohet është marramendje, çfarë ndjehet është vdekjeprurëse, çfarë vlen vidhet, çfarë lëviz shkërdhehet. Eja në Shqipëri të konstatosh dhe ulurish rrënqethjen që u shkakton secilës nga miliarda qelizat e trurit dhe trupit mpleksja e laryshisë së mjedisit me rrezet kozmike, fushat magnetike, elektromagnetike, gravitacionale, të tokës, ndikimi planeteve, Hënës, Diellit, yjeve, gjeologjia, klima, erërat, ujrat, flora, fauna, këto dhe të tjera që e bëjnë Shqipërinë “Vend i Mirë”, Kishë, Xhami, Teqe’, Tempull, Mekë, Jerusalem. Vend ku po të jesh i sëmurë shërohesh. Po të jesh i shëndetshëm nuk sëmuresh. Po...