Edi Rama vijon avazin, kërkon dialog me ‘show’ para Kryeministrisë

Edi Rama vijon avazin, kërkon dialog me ‘show’ para Kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama nuk ndryshon taktikë. Edhe këtë herë ka zgjedhur sofrën e gurtë përpara Kryeministrisë për t’u drejtuar studentëve dhe të rinjve që prej dy javësh protestojnë kundër qeverisë së tij. Në të njëjtën tryezë ku ka bërë edhe thirrjet e mëparshme, Rama ka përsëritur ftesën për dialog, ndonëse studentët ia kanë bërë të qartë se nuk kërkojnë negociata, por dorëheqjen e tij. Në fakt, kryeministri po tenton ta kthejë një protestë që kërkon largimin e tij në një proces bisedimesh, ku ai vetë përcakton kushtet dhe mënyrën e zhvillimit të dialogut. Por studentët nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e kësaj formule. Ata kanë vijuar protestat përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur se kërkesa e tyre kryesore mbetet largimi i kreut...