Edi Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin për Turizmin

Edi Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin për Turizmin

Edi Rama BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin për Turizmin, që do të zhvillohet sot, më 29 shtator në Bruksel. Samiti mbledh politikëbërës, drejtues të industrisë, investitorë dhe ekspertë për të diskutuar zhvillimet që po formësojnë të ardhmen e turizmit, nga ndryshimi i pritshmërive të udhëtarëve te inovacioni digjital dhe zhvillimi i qëndrueshëm. Rama pritet të sjellë në vëmendje Shqipërinë si destinacion turistik në zhvillim dhe për të shkëmbyer përvoja mbi investimet, infrastrukturën si dhe mikpritjen e vendit tonë. Vizita në Bruksel, vjen pas qëndrimit në SHBA, ku kreu i qeverisë mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që u mbajt në New York./ZËRI