‘Edi Rama s’kërkon zgjidhjen e krizës’, Blushi: Do të mbajë pushtetin me dhunë dhe me çdo kusht!
Nga Tedi Blushi Sot, Kuvendi i Shqipërisë duhej të mblidhej në një seancë të jashtëzakonshme për t’i ofruar vendit një zgjidhje të shpejtë, konkrete, të qartë dhe afatgjatë për daljen nga kriza e rëndë politike, institucionale dhe shoqërore, e shkaktuar nga Edi Rama dhe keqqeverisja e tij. Por, në vend që të përballej me përgjegjësitë kushtetuese dhe politike, Kuvendi u kthye sërish në skenën e shmangies, provokimeve, dhunës dhe zvarritjes së zgjidhjes. Shtyrja e seancës dhe ndërprerja e nxituar e punimeve, në një klimë të tensionuar dhe përplasjesh fizike mes deputetëve, nuk e zgjidhin krizën, por e thellojnë atë. Duhet ta themi qartë: Edi Rama nuk kërkon zgjidhjen e krizës. Kriza permanente është instrumenti i tij për të mbajtur pushtetin me dhunë dhe me çdo...
Burimi:
syri.net