Edi Rama reagon për dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala. Përmes një postimi, Rama e ka falënderuar për kontributin e dhënë në qeveri, ndërsa ka theksuar se ajo do të vijojë të japë ndihmesën e saj edhe në angazhimet e mëtejshme ndërkombëtare. “Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e Shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar. Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, shkruan Rama. Në një reagim në rrjete sociale, pas pas bërjes publike të lajmit se ka dhënë dorëheqjen, Sala thotë se ka pranuar disa angazhime ndërkombëtare...
Burimi:
gijotina.com