Edi Rama propozon BE: Brukseli duhet ta pranojë gradualisht Ballkanin Perëndimor
Kryeministri Edi Rama ka të drejtë kur thotë se integrimi gradual është mënyra e vetme realiste për t’i futur Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Në Forumin Ndërkombëtar të Cernobbios në Itali, Rama kërkoi që vendet kandidate, përpara anëtarësimit të plotë, të përfshihen në tregun e përbashkët, në hapësirën universitare, në shkencë dhe në politika të tjera europiane. Ky është një qëndrim realist, sepse Brukseli heziton shumë për zgjerimin. Procesi i deritanishëm është kthyer në një rrugë të pafundme, ku vendet kandidate hapin kapituj, miratojnë ligje dhe kryejnë reforma, ndërsa anëtarësimi mbetet gjithmonë pas horizontit. Edhe Shqipëria ka vite që dëgjon se e ardhmja e saj është në Bashkimin Europian. Por vetëm deklaratat nuk mjaftojnë. Qytetarët duhet ta ndiejnë Europën në...
Burimi:
kohajone.com