“Edhe pesë medalje për Kosovën!”, Kurti uron xhudistët për suksesin në Taranto
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për pesë medaljet e fituara në garën e zhvilluar në Taranto të Italisë. Laura Fazliu ka fituar medalje të argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpat Zekaj janë stolisur me medalje të bronzta. Përmes një postimi, Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën dhe përkushtimin e sportistëve dhe ekipit të xhudos. Ai ka uruar kryemjeshtrin Driton Kuka, trajneren Majlinda Kelmendi dhe gjithë ekipin kosovar për suksesin e arritur./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com