Edhe pak ditë deri në mbyllje të ekspozitës “Still Running” të Xhevdet Xhafës 

Edhe pak ditë deri në mbyllje të ekspozitës “Still Running” të Xhevdet Xhafës 

13 November, 2026 - 16:30 Galeria Kombëtare e Arteve të Kosovës ka njoftuar se ekspozita “Still Running” nga Xhevdet Xhafa do të jetë e hapur deri më 20 nëntor, dhe pas kësaj date kjo ekspozitë nuk do të jetë më e qasshme.  “Më datën 20 nëntor, e premte, është dita e fundit për të vizituar ekspozitën “Still Running” të artistit Xhevdet Xhafa. Këto ditë të fundit i ftojmë të gjithë ata që akoma nuk kaneë pasur mundësinë për vizitë. Ekspozita sjell së bashku vepra të krijuara gjatë më shumë se shtatë dekadave, duke ndjekur vazhdimësitë dhe transformimet e një praktike artistike të zhvilluar përmes ndryshimeve të thella artistike, institucionale dhe politike. Still Running e merr titullin nga reflektimi i Xhafës mbi jetën si një lëvizje...