Edhe një tentim për konstituim të parlamentit të Kosovës, PDK-ja s’merr pjesë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur të dielën se nuk do të marrë më pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës, pasi ka vendosur ta çojë çështjen e konstituimit të legjislaturës në Gjykatën Kushtetuese. Në një komunikatë, PDK-ja tha se ekspertët e saj janë duke përgatitur rastin që do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për “procesin në tërësi”. Deri në vendimin e kësaj gjykate, PDK-ja tha se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe ka tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut për postin e nënkryetares. Vendimi i PDK-së vjen një ditë pasi Lëvizja Vetëvendosje ndryshoi qëndrimin lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit, duke vendosur të votojë kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë, pasi më herët kishte refuzuar t’i mbështeste...
Burimi:
kohajone.com