No Image Available

Edhe maçokun po ta lësh në errësirë dhe pa bukë, çfarë do të bëjë? Do të të nxjerrë sytë

Ilir Kulla ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për gjuhën që përdor ndaj protestuesve, të cilët i etiketon si të dhunshëm, anonimë dhe të paaftë për t’u shprehur. Në një reagim të drejtpërdrejtë, Kulla e ka kthyer akuzën ndaj vetë kryeministrit dhe klasës politike, duke argumentuar se degradimi i politikës shqiptare është pasojë e zgjedhjeve të bëra nga drejtuesit e saj. Duke iu referuar deklaratave të Ramës për protestuesit, Kulla ironizoi edhe përbërjen e grupit parlamentar socialist, duke vënë në pikëpyetje nivelin intelektual të deputetëve që përfaqësojnë sot Partinë Socialiste. “Ky në grupin e vet parlamentar ka futur ca intelektualë të shquar, meqë dinë të lidhin shtatë fjalë”, u shpreh ai me ironi, duke shtuar se kryeministri nuk mund t’i quajë qytetarët injorantë pa reflektuar...