“Edhe kështu edhe ashtu”, komedia e Bujar Kapexhiut e vitit 1989

“Edhe kështu edhe ashtu”, komedia e Bujar Kapexhiut e vitit 1989

Në vitin 1989, regjisori Bujar Kapexhiu solli komedinë “Edhe kështu edhe ashtu”, një histori që përmes humorit trajtonte kontradiktat mes fjalëve dhe veprimeve brenda familjes. Filmi sjell portretin e një babai që predikon lirinë në dashuri, por që, kur vjen puna te vajza e tij, dëshiron të jetë vetë ai që zgjedh dhëndrin. Kjo situatë krijon një përplasje komike mes bindjeve që ai shpreh dhe mënyrës se si kërkon t’i zbatojë ato në jetën familjare. Imazhet origjinale të filmit janë mundësuar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF), ndërsa versioni me ngjyra është realizuar nga Albania360./KultPlus.com