“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

Një prej aktivistëve të ‘Revolucionit Flamingo,’ gjatë një interviste ka përdorur një retorikë të fortë teksa komentonte përplasjet mes protestuesve dhe deputetëve. Gjatë deklaratës së tij, aktivisti iu rikthye formulimit “edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, një shprehje që evokon retorikën e periudhës komuniste, ndërsa argumentoi se reagimet e protestuesve janë pasojë e mungesës së përfaqësimit politik. “Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim. Deputetët janë ata që duhet të vijnë nga populli dhe në fund të ditës këto janë shqetësimet e popullit. Nuk shoh asgjë të çuditshme në këtë kërkesë dhe më vjen keq që është perceptuar si dhunë verbale apo si kërcënim i figurës së deputetit”, deklaroi ai. Aktivisti u shpreh se nuk synonte të rikthente retorikën e regjimit të...