“Edeni i Mohuar” në Festivalin Kombëtar të Filmit Shqiptar, një reflektim mbi kujtesën dhe frikën e trashëguar
Çfarë ndodh kur frika, urrejtja dhe ideologjia trashëgohen brez pas brezi? Kjo është pyetja që vendos në qendër të rrëfimit regjisori shqiptar Genc Përmeti me filmin “Leaving Eden”, ose “Edeni i Mohuar”, i cili u prezantua premierë në konkurrimin zyrtar të edicionit të 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar. Drama post-apokaliptike, e përfshirë në kategorinë “Filmi i Gjatë/Vepra e Parë”, ndërton një botë të shkatërruar rreth 60 vite pas një apokalipsi bërthamor. Në këtë realitet të ri, mbijetesa nuk përcaktohet vetëm nga kushtet fizike, por edhe nga bindjet dhe frikërat që u janë transmetuar brezave. Në qendër të historisë është Niko, një djalë 10-vjeçar i rritur nga gjyshi i tij, Leksi. Fëmijëria e tij është ndërtuar mbi bindjen se përtej kufijve të territorit ku...
Burimi:
kultplus.com