Eberhard Häfner, poeti që e ktheu mjeshtërinë e duarve në gjuhë të poezisë
Në ndërthurjen mes mjeshtërisë, kujtesës dhe poezisë, shkrimtari gjerman Eberhard Häfner ka ndërtuar një univers letrar ku fjala merr ritmin e goditjes së çekiçit mbi metal. Në prag të 85-vjetorit, që shënohet më 24 tetor, gazeta gjermane taz, përmes një portreti të gazetarit Konstantin Ames, rikthen jetën dhe krijimtarinë e një prej përfaqësuesve të fundit të skenës letrare alternative të Prenzlauer Bergut në ish-Gjermaninë Lindore. I lindur më 1941 në Turingi, Häfner u formua si argjendar dhe bakërpunues, përvojë që ndikoi edhe në mënyrën se si ai e koncepton poezinë. “Poetët e parë ishin farkëtarë”, shprehet ai, duke e lidhur krijimtarinë me mjeshtërinë dhe punën e dorës. Përmbledhja e tij e re poetike, Corinthian Ore, e botuar më 2026, sjell vargje të mbushura me melankoli,...
Burimi:
kultplus.com