E zunë poshtë panelet e ngarkuara në kamion, humb jetën pronari i biznesit në Vlorë

E zunë poshtë panelet e ngarkuara në kamion, humb jetën pronari i biznesit në Vlorë

pamje nga vendngjarja VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Vlorë, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti në ambientet e një biznesi hidrosanitar. Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për pronarin e aktivitetit, Ylli Shakaj. Nga informacionet paraprake mësohet se 70-vjeçari ishte duke shkarkuar një kamion me panele të ndryshme, të cilat, në rrethana ende të paqarta, janë rrëzuar dhe e kanë zënë poshtë. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, ndërsa vijojnë operacionet për nxjerrjen e trupit të 70-vjeçarit, i cili ndodhet ende nën panelet. Ndërkohë, Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 11:40, në lagjen “24 Maji”, në ambientet e jashtme të një subjekti, dyshohet se...