E zë poshtë muri i banesës së tij – Humb jetën 70 – vjeçari në Lezhë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Talë të Lezhës. Shtetasi P. Q., rreth 70 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është zënë poshtë nga një pjesë muri në banesën e tij, që dyshohet se është shembur teksa ai po punonte. Si pasojë, 70-vjeçari ka humbur jetën Njoftimi: Lezhë/ Në fshatin Tale, shtetasi P. Q., rreth 70 vjeç, dyshohet se aksidentalisht është zënë poshtë nga një pjesë muri në banesën e tij, që dyshohet se është shembur teksa ai po punonte. Si pasojë, 70-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
syri.net