E zë gjumi në timon, makina përplaset me barrierat në Elbasan-Peqin. Plagosen një grua dhe një fëmijë

E zë gjumi në timon, makina përplaset me barrierat në Elbasan-Peqin. Plagosen një grua dhe një fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në mëngjes në aksin Elbasan-Peqin, ku një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga një shtetas maqedonas, i cili po udhëtonte në drejtim të Rrogozhinës. Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit pasi e ka zënë gjumi gjatë drejtimit. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar një grua dhe një fëmijë, të cilët janë transportuar për marrjen e ndihmës mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shkaqet e aksidentit mbeten ende nën hetim.