E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër
Sylvester Stallone ka zbuluar prapaskenën e hidhur të njërës prej arritjeve më të mëdha të karrierës së tij kinematografike. Kur filmi i tij legjendar “Rocky” fitoi çmimin për “Filmin Më të Mirë” në ceremoninë e 49-të të Çmimeve Oscar në vitin 1977, momenti që duhej të ishte kulmi i triumfit u kthye në një goditje të fortë emocionale. Aktori shpresonte se ajo natë do të kthehej në një festë familjare për të festuar suksesin e tij, por prindërit e tij vendosën të mos e shoqëronin në ceremoni. Në atë moment, Stallone e kuptoi se e vetmja mbështetje dhe dashuri që do të merrte në atë periudhë të jetës vjen nga publiku që ndiqte filmin në errësirën e sallës së kinemasë. Gjatë një bisede me gazetaren Tracy...
Burimi:
javanews.al