E shtunë/ Kthjellime dhe vranësira, reshje shiu në zonat malore

E shtunë/ Kthjellime dhe vranësira, reshje shiu në zonat malore

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore, veçanërisht në veri dhe lindje të vendit. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht në zonat malore të verilindjes dhe lindjes. Temperaturat do të arrijnë deri në 33°C. Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina do të arrijë deri në 10 m/s.