E rrëmbeu, e lidhi dhe e hodhi nga ura e autostradës: Zbulohen detajet tronditëse të vrasjes së 45-vjeçares italiane nga ish-partneri
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 45-vjeçares Lorena Isceri, e cila u hodh nga një urë në autostradë, në zonën e Barberino del Mugello, Itali. Sipas hetimeve paraprake, ish-partneri i saj, 36-vjeçari Federico Vella, dyshohet se e kishte rrëmbyer dhe e kishte mbajtur në bagazhin e automjetit të tij, shkruajnë mediat. Mediat italiane raportojnë se gruaja kishte arritur të lirohej nga lidhëset që i ishin vendosur në kyçet e duarve dhe kishte telefonuar policinë. Telefonata me qendrën e emergjencave thuhet se zgjati rreth 20 minuta. Në momentet e fundit të telefonatës, Vella dyshohet se hapi bagazhin e makinës. Fjalët e fundit që u dëgjuan në telefonatë ishin: “Çfarë po bën?”, përpara se komunikimi të ndërpritej. Ende nuk është përcaktuar nëse...
Burimi:
javanews.al