E rëndë në Tiranë! Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren, në telefonin e të miturës u gjetën video
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 29-vjeçar dhe një 32-vjeçare, të afërm të një 12-vjeçareje, janë arrestuar nga policia, pasi dyshohen për abuzim seksual ndaj të miturës. Sipas autoriteteve, të dy akuzohen për veprat penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”, “incest” dhe “pornografi”. E mitur është deturuar që të kryej marrdhënie seksuale me djalin e hallës dhe marrëdhënie me tezen e saj. Bëhet me dije se rasti u zbulua nga autoritetet e shkollës, pasi në telefonin e të miturës u zbuluan video dhe foto intime. Përmes tyre, u zbulua se e mitura detyrohej të kryente akte të rënda seksuale me kushëririn dhe tezen. Pas kësaj policia njoftoi prindërit e të miturës dhe një psikologe dhe mori rrëfimin tronditës të së miturës....
Burimi:
gijotina.com